Kësaj radhe, marshimi drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës po shoqërohet me leximin publik të letrave që Arlinda ua kishte dërguar institucioneve, Prokurorisë dhe Gjykatës, duke kërkuar mbrojtje për jetën e saj.
Përmes këtyre letrave, protestuesit po rikujtojnë paralajmërimet e saj për rrezikun që i kanosej dhe po kërkojnë përgjegjësi për mosveprimin institucional. Mesazhi i tyre është se Arlinda kishte kërkuar ndihmë, por institucionet nuk e mbrojtën.

Burimi: RTKLive




