Edhe pas “përplasjes” me Ministrinë e Ekonomisë, Komuna e Prishtinës: Murali i Nënë Terezës vendoset në orën 09:00

Murali i “Nënë Terezës” pritet të vendoset të shtunën në Prishtinë, më 28 nëntor, nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me kabinetin e tij, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sponsor 3M Express

Përmes një ftese për media, Zyra për Komunikim e Komunës ka bërë të ditur se ceremonia e vendosjes së muralit do të mbahet në orën 09:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Njoftimi vjen vetëm pak orë pasi kryetari Rama pretendoi se Policia e Kosovës kishte penguar vendosjen e muralit të “Nënë Terezës” në kryeqytet, duke thënë se zyrtarët policorë i kishin bërë të ditur se urdhri për ndalimin e punimeve kishte ardhur “nga lart”.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar Ministria e Ekonomisë, e cila i ka cilësuar veprimet e Komunës së Prishtinës si të kundërligjshme, duke theksuar se nuk është kundër vendosjes së muralit kushtuar Nënë Terezës.

Ministria ka sqaruar se Komuna e Prishtinës ka dhënë pëlqim për ndërhyrje në një objekt që nuk është në pronësi dhe as në menaxhim të saj, pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse.

Po ashtu, Ministria e Ekonomisë ka pretenduar se ndërhyrjet e realizuara më 20 nëntor 2026 janë kryer në mënyrë të kundërligjshme dhe arbitrare, pa masa të nevojshme mbrojtëse, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe duke shkaktuar dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje