“ECHO”, Medaur Sadrija prezanton librin e tij të parë poetik në Cyrih

“ECHO”, Medaur Sadrija prezanton librin e tij të parë poetik në Cyrih

“ECHO”, Medaur Sadrija prezanton librin e tij të parë poetik në Cyrih

Në Labor5 u mbajt një mbrëmje letrare dhe kulturore, ku poezia e autorit u ndërthur me muzikën dhe vallëzimin tradicional.

Sponsor 3M Express

Më 5 nëntor 2026, në Labor5 të Cyrihut, autori Medaur Sadrija promovoi përmbledhjen e tij të parë poetike “ECHO”, botuar nga shtëpia botuese LIBRAS, shkruan Telegrafi.

Gjatë mbrëmjes, Sadrija prezantoi disa nga tekstet e përzgjedhura të librit, duke interpretuar krijimet e tij para të pranishmëve. Poezitë, të interpretuara me ndjenjë dhe përkushtim, prekën publikun dhe krijuan momente heshtjeje, reflektimi dhe emocionesh. Disa nga të pranishmit u përlotën gjatë interpretimit të vargjeve.

Promovimi u shoqërua me performanca muzikore nga Suela & Flutura, të cilat krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, ndërsa grupi tradicional i vallëzimit “Bashkimi” e pasuroi programin me paraqitjet e tij, duke sjellë në skenë traditat shqiptare.

Mbrëmja u moderua nga Shqipe Sylejmani, ndërsa aktiviteti u shndërrua në një ndërthurje të letërsisë, muzikës, vallëzimit dhe identitetit kulturor.

Me librin “ECHO”, Medaur Sadrija shënon hapin e tij të parë në botën e botimeve poetike, duke i ftuar lexuesit të ndalen te vargjet, të lexojnë mes rreshtave dhe t’u japin hapësirë mendimeve dhe ndjenjave të tyre.

Një mbrëmje poetike, jehona e së cilës pritet të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve./Telegrafi/

Lexo edhe

SINJALI 24 | Dhunë në familje, grabitje e armatosur, arrestime dhe aksione policore në Kosovë

SINJALI 24 | Dhunë në familje, grabitje e armatosur, arrestime dhe aksione policore në Kosovë

Skandali i Alta Bankës në Serbi, pronari në lidhje afariste me Radoiçiqin

Skandali i Alta Bankës në Serbi, pronari në lidhje afariste me Radoiçiqin

Sonte një tjetër Prime i BBVK5: Kush do të jetë i pari që largohet?

Sonte një tjetër Prime i BBVK5: Kush do të jetë i pari që largohet?