EC Ma Ndryshe: Ndërhyrjet e paautorizuara vazhdojnë në Qendrën Historike të Prizrenit

EC Ma Ndryshe: Ndërhyrjet e paautorizuara vazhdojnë në Qendrën Historike të Prizrenit

EC Ma Ndryshe: Ndërhyrjet e paautorizuara vazhdojnë në Qendrën Historike të Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka ngritur shqetësimin për vazhdimin e ndërhyrjeve të paautorizuara në Qendrën Historike të Prizrenit.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, kjo organizatë ka bërë të ditur se së fundmi është evidentuar një rast kur një operator ekonomik ka ndërhyrë në fasadën e jashtme të një objekti, pa siguruar lejet përkatëse.

Sipas EC Ma Ndryshe, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka konfirmuar se pronari i objektit nuk posedon leje për këto ndërhyrje dhe se për rastin është njoftuar Inspektorati Komunal.

Ndërkaq, Këshilli i Trashëgimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit ka bërë të ditur se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për realizimin e këtij aktiviteti.

“Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit përcakton kufizime të qarta për ndërhyrjet në këtë zonë, me qëllim të ruajtjes së autenticitetit dhe integritetit të saj”, thuhet në reagimin e organizatës.

EC Ma Ndryshe ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjeve edhe nga institucionet e tjera lidhur me veprimet që janë ndërmarrë për këtë rast.

Në fund, organizata ka rikujtuar se mbrojtja e Qendrës Historike të Prizrenit është përgjegjësi e vazhdueshme institucionale dhe qytetare. /Telegrafi/

Lexo edhe

Një milion eurot në Merdare: Apeli ia rrëzoi një herë paraburgimin, por çfarë e bindi gjykatën ta mbajë Fatlind Akifin në qeli?

Një milion eurot në Merdare: Apeli ia rrëzoi një herë paraburgimin, por çfarë e bindi gjykatën ta mbajë Fatlind Akifin në qeli?

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Policia paralajmëron për mashtrime online gjatë shitjes së produkteve

Policia paralajmëron për mashtrime online gjatë shitjes së produkteve