Policia paralajmëron për mashtrime online gjatë shitjes së produkteve

Policia paralajmëron për mashtrime online gjatë shitjes së produkteve

Policia paralajmëron për mashtrime online gjatë shitjes së produkteve

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë shitjes së produkteve në platformat online, pasi kohëve të fundit janë evidentuar raste të mashtrimeve përmes linqeve të dyshimta, me të cilat synohet marrja e të dhënave të kartelave bankare.

Sipas Policisë, persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë linqe mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat bankare, kinse për realizimin e pagesës.

Sponsor 3M Express

Policia u rekomandon qytetarëve të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos japin të dhënat e kartelave bankare, përfshirë numrin e kartelës, datën e skadimit, kodin CVV/CVC dhe kodet e konfirmimit bankar.

Po ashtu, kërkesat për pagesa duhet të verifikohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankave ose platformave përkatëse.

“Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Për të shitur online, nuk keni nevojë të zbuloni të dhënat e kartelës suaj bankare!”, thekson Policia e Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Një milion eurot në Merdare: Apeli ia rrëzoi një herë paraburgimin, por çfarë e bindi gjykatën ta mbajë Fatlind Akifin në qeli?

Një milion eurot në Merdare: Apeli ia rrëzoi një herë paraburgimin, por çfarë e bindi gjykatën ta mbajë Fatlind Akifin në qeli?

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Hoxha: Solidaritet me të prekurit nga aksidenti tragjik në Bullgari

Benita ia kthen Elijonës: “Dikush dhez me vallëzime në club” (VIDEO)

Benita ia kthen Elijonës: “Dikush dhez me vallëzime në club” (VIDEO)

Policia paralajmëron për mashtrime online gjatë shitjes së produkteve | Momenti