Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më i freskët, me riga shiu në disa zona të vendit.

Ndërkaq, në viset malore parashihen reshje bore, transmeton Klankosova.tv.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.





