E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, vdiq në emergjencë

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një 79-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa më pas është konstatuar vdekja e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Fekë Zenelin, 79 vjeçar.

Rasti është raportuar në Polici më 24 tetor, rreth orës 14:00, pasi qytetarët kishin hasur në një person të shtrirë në rrugë.

Zeneli është dërguar në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku mjeku kujdestar, rreth orës 15:00, ka konstatuar vdekjen e tij.

Pas raportimit, në rast janë angazhuar patrulla policore dhe njësitë hetimore, të cilat kanë dalë në QKMF dhe më pas në vendin e ngjarjes. Në hetime është përfshirë edhe Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërsa janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet për t’u përcaktuar nga ekzaminimet mjekoligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?

45 aksidente në një ditë, dy përfundojnë me fatalitet

45 aksidente në një ditë, dy përfundojnë me fatalitet

Bukele mohon se trupat e gjetur në Haiti janë të katër ushtarëve salvadorianë të zhdukur

Bukele mohon se trupat e gjetur në Haiti janë të katër ushtarëve salvadorianë të zhdukur

E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, vdiq në emergjencë | Momenti