E pazakontë në Shqipëri: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari

E pazakontë në Shqipëri: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari

E pazakontë në Shqipëri: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari

Një ekip kirurgësh të Otorinolaringologjisë ka realizuar një ndërhyrje të pazakontë kirurgjikale, duke hequr nga hunda e një pacienti 71-vjeçar një masë tumorale me peshë 3.1 kilogramë dhe gjatësi prej 50 centimetrash.

Sponsor 3M Express

Sipas kirurgut ORL, Tedi Minarolli, ndërhyrja nuk paraqiste vështirësi të jashtëzakonshme nga ana teknike, por përmasat e masës ishin të paprecedenta.

“Sa i përket nivelit të vështirësisë, ishte mesatare, por për nga madhësia ishte e padëgjuar. 3.1 kilogramë dhe 50 centimetra në hundë”, ka deklaruar Minarolli.

Pacienti 71-vjeçar ishte i burgosur dhe, sipas mjekëve, kjo mund të ketë ndikuar në refuzimin e trajtimeve shëndetësore, duke bërë që masa të rritej deri në përmasa të tilla. Kirurgu Minarolli ka treguar se fillimisht kishte vështirësi ta besonte fotografinë e rastit që i ishte dërguar para se pacienti të referohej për trajtim.

Ndërkohë, shefja e shërbimit të ORL-së, Birkena Qirjazi, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në faza të vonshme, kur gjendja e tyre është komplikuar ndjeshëm. Megjithatë, ajo është shprehur optimiste për punën dhe suksesin e mjekëve të rinj.

Ndërhyrja u realizua me sukses nga ekipi i ORL-së, nën drejtimin e Birkena Qirjazit dhe Tedi Minarollit, me pjesëmarrjen e Kristi Tatës dhe Arli Kokomanit, si dhe me kujdesin e ekipit të reanimacionit dhe mjekëve të rinj, raporton TCH.

Lexo edhe

Ministria e Ekonomisë reagon për sulmin ndaj zyrtarit: Kishte sulm serioz nga një zyrtar ndaj kolegut të tij

Ministria e Ekonomisë reagon për sulmin ndaj zyrtarit: Kishte sulm serioz nga një zyrtar ndaj kolegut të tij

Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e xhamisë Mulla Vesel Guta në Ferizaj

Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e xhamisë Mulla Vesel Guta në Ferizaj

ASH: Provimi i jurisprudencës edhe një tjetër premtim i pambajtur i VLEN-it

ASH: Provimi i jurisprudencës edhe një tjetër premtim i pambajtur i VLEN-it