E papritur – Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës

E papritur – Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës

E papritur – Beharja lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, anulohet televotimi i javës

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku banorja Behare Maksutaj është detyruar të largohet nga gara për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është konfirmuar largimi i saj i papritur.

“Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat që çuan në këtë vendim, ndërsa mbetet e paqartë nëse largimi i saj është përfundimtar apo i përkohshëm.

Ndërkohë, produksioni ka njoftuar edhe një tjetër ndryshim në rrjedhën e lojës, duke bërë të ditur se televotimi i kësaj jave do të anulohet për shkak të largimit vullnetar të Behares nga shtëpia.

Mbetet të shihet nëse produksioni do të japë sqarime të mëtejshme për situatën që çoi në largimin e banorës dhe nëse ajo do të ketë mundësi të rikthehet në garë. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Situatë e jashtëzakonshme jashtë”, Beharja largohet nga BBVK5

“Situatë e jashtëzakonshme jashtë”, Beharja largohet nga BBVK5

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse

Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse