“E papranueshme të goditen institucionet”, Mehmeti-Selimi reagon pas incidentit në FSK

“E papranueshme të goditen institucionet”, Mehmeti-Selimi reagon pas incidentit në FSK

“E papranueshme të goditen institucionet”, Mehmeti-Selimi reagon pas incidentit në FSK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e raportuar gjatë stërvitjeve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e quajtur të papranueshme përdorimin e këtij rasti si instrument të debatit politik e mediatik.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate, Mehmeti-Selimi ka sqaruar se lëndimet janë pjesë e natyrshme e trajnimeve reale ushtarake ku stërvitet me pajisje e armatim të vërtetë, derisa konfirmoi se ushtari i lënduar ka marrë trajtimin mjekësor dhe është liruar për në shtëpi po atë ditë.

“Lëndimet mund të ndodhin gjatë trajnimeve reale ushtarake. Pjesëtari i FSK-së ka pësuar lëndime të lehta, ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është liruar për në shtëpi po atë ditë. Është e papranueshme që një incident i tillë të shndërrohet në instrument të debatit politik e mediatik dhe të përdoret për të goditur institucionet e sigurisë,” ka theksuar ajo.

Më tej, deputetja e pushtetit nëvizoi se siguria e vendit dhe profesionalizmi i FSK-së duhet të jenë çështje unifikuese dhe jo tema për përfitime politike të ditës.

Sipas saj, FSK-ja sot po kalon një transformim historik dhe modernizim të armatimit nën drejtimin e Qeverisë Kurti, ku investimet në mbrojtje janë rritur si kurrë më parë.

“Gatishmëria luftarake dhe profesionalizmi ndërtohen përmes ushtrimeve reale, zbatimit të procedurave dhe përgatitjes për çdo skenar. Synimi ynë është që FSK-ja të jetë edhe më e fuqishme, më moderne dhe shumë profesionale,” përmbylli reagimin e saj Mehmeti-Selimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pasi e refuzoi, Benita ofendon Klodin

Pasi e refuzoi, Benita ofendon Klodin

Kurti pas takimit me Macronin: Diskutuam për integrimin evropian të Kosovës dhe sigurinë në rajon

Kurti pas takimit me Macronin: Diskutuam për integrimin evropian të Kosovës dhe sigurinë në rajon

Mbrojtësit nuk po gjejnë ilaç, Lutfi Dalipi dhe Samuel Krasniqi po bëjnë namin në Zvicër

Mbrojtësit nuk po gjejnë ilaç, Lutfi Dalipi dhe Samuel Krasniqi po bëjnë namin në Zvicër