“E kanë parë që po vjen vala e VV-së”, Gashi për sulmin ndaj Kuvendit dhe vdekjen e Astritit

“E kanë parë që po vjen vala e VV-së”, Gashi për sulmin ndaj Kuvendit dhe vdekjen e Astritit

“E kanë parë që po vjen vala e VV-së”, Gashi për sulmin ndaj Kuvendit dhe vdekjen e Astritit

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar se, sipas tij, rasti i sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016 dhe lirimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga akuzat për këtë sulm dëshmojnë se askush nuk është identifikuar si autor i tij.

Ai ka pretenduar se rasti ishte i organizuar qëllimisht, në kohën kur Vetëvendosje po rritej politikisht, ndërsa ka thënë se i gjithë sistemi kishte punuar për ta fshehur rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Sponsor 3M Express

Duke folur në emisionin Debat Plus, në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Gashi ka rikujtuar se disa aktivistë të Vetëvendosjes, përfshirë Astrit Deharin, ishin arrestuar dhe akuzuar për sulmin me granatahedhës ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2016.

“Rasti ka përfunduar me lirimin e të gjithëve të pafajshëm. Fillimisht një gjyqtar pa shpirt i dënoi me 50 e disa vjet me burg. Mirëpo instancat tjera e kanë kthyer në rigjykim dhe të gjithë janë të liruar të pafajshëm. Tash po i bjen që ne nuk e kemi të identifikuar askënd që e ka gjuajtur me granatahedhës Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka vënë në pikëpyetje edhe rrethanat e sulmit, duke pretenduar se ai mund të ketë qenë i organizuar dhe i qëllimshëm, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po fitonte mbështetje politike.

“Që po i bjen dikush e organizuar me gjuajtë qëllimisht, se e kanë parë që po vjen vala e LVV-së”, ka deklaruar ai.

Gashi e ka ndërlidhur këtë zhvillim me vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, duke thënë se, sipas bindjes së tij, rritja e Vetëvendosjes në vitin 2016 kishte qenë arsye për vrasjen e tij.

“Vala e vitit 2016, duke e parë që LVV-ja po vjen faktikisht, por rritet VV-ja, ka qenë arsye e vrasjes së Astrit Deharit. I gjithë sistemi ka punuar për ta fshehur rastin e vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.

Sulmi ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ndodhi në mbrëmjen e 4 gushtit 2016, pasi Qeveria kishte dërguar në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në lidhje me këtë rast, disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Astrit Deharin, ishin arrestuar. Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi akuzoheshin për sulmin ndaj Kuvendit, të cilësuar nga organet e ndjekjes si vepër penale e terrorizmit.

Në gjykimin e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar katër të akuzuarit me gjithsej 21 vjet e gjashtë muaj burgim: Frashër Krasniqin me tetë vjet, Atdhe Arifin me gjashtë vjet, Egzon Halitin me pesë vjet e gjashtë muaj dhe Adea Batushën me dy vjet burgim.

Pas ankesave të mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim. Më 27 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm katër të akuzuarit, me arsyetimin se nuk ishte vërtetuar se ata e kishin kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin.

Astrit Dehari, i cili ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë rast, kishte vdekur më 5 nëntor 2016, derisa po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit