E goditi me shuplakë në fytyrë, gruaja zbulon se s’ishte hera e parë – bashkëshorti denoncohet për dhunë në Prishtinë, por lirohet

Një grua në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Por denoncimi ka nxjerrë në pah edhe një tjetër pretendim shqetësues: gruaja ka deklaruar se nuk ishte hera e parë që burri ushtronte dhunë fizike ndaj saj.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të premten, më 30 tetor, rreth orës 20:00, në rrugën “Riqard Holbruk” në Prishtinë, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 20:30.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gruaja, me inicialet S.S.D., ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, N.D., ky i fundit e kishte goditur me shuplakë në fytyrë.

Mirëpo, gjatë raportimit, ajo ka pohuar se edhe më parë kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

Rasti është trajtuar nga zyrtarja policore përgjegjëse për rastet e dhunës në familje, ndërsa për incidentin janë njoftuar organet kompetente.

Pavarësisht denoncimit dhe pretendimeve për dhunë të mëparshme, pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetimet do të përcaktojnë rrethanat e incidentit dhe përgjegjësinë eventuale penale të të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

E goditi me shuplakë në fytyrë, gruaja zbulon se s’ishte hera e parë – bashkëshorti denoncohet për dhunë në Prishtinë, por lirohet | Momenti