E fyeu dhe e kërcënoi bashkëshorten në Malishevë, 44-vjeçari kërkohej nga Policia – kapet dhe ndalohet për 48 orë

Një grua nga fshati Kërvasari i Malishevës ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi dyshohet se është përballur me fyerje dhe kërcënime nga bashkëshorti i saj. Burri fillimisht nuk ishte gjetur nga Policia, ndërsa më pas është siguruar prania e tij dhe është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:00, ndërsa personat e përfshirë janë M.B. 44 vjeçar dhe bashkëshortja e tij R.B. 41 vjeçare.

Gruaja është paraqitur në Stacionin Policor në Malishevë, ku ka deklaruar se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke e fyer dhe kanosur.

Në denoncimin e saj, viktima ka përmendur edhe probleme të shëndetit mendor të bashkëshortit, pretendim për të cilin nuk ka konfirmim të pavarur mjekësor.

Pas raportimit, ajo është dërguar për kontroll mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Në trajtimin e rastit janë përfshirë zyrtarët policorë për dhunë në familje dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale.

Për shkak të shqetësimeve për sigurinë e saj, gruaja është vënë nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse.

Ndërkohë, Policia kishte nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili fillimisht nuk ishte lokalizuar.

Më vonë është siguruar prania e 44-vjeçarit në procedurë dhe, me urdhër të Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhuna në familje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës