E detyroi një grua të punonte në lokale me muzikë, dënohet me kaq vjet burg për trafikim me njerëz i akuzuari në Gjakovë

E detyroi një grua të punonte në lokale me muzikë, dënohet me kaq vjet burg për trafikim me njerëz i akuzuari në Gjakovë

E detyroi një grua të punonte në lokale me muzikë, dënohet me kaq vjet burg për trafikim me njerëz i akuzuari në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar A.P., me gjashtë vjet burg dhe gjobë prej 3 mijë euro, për vepër penale, “Trafikimi me njerëz”.

Sponsor 3M Express

Në komunikatë bëhet e ditur se A.P, akuzohej se nga marsi i 2021 deri më 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe veprimeve të tjera të dhunshme e kontrolluese, të përcjella me maltretim fizik dhe psikik, me qëllim të shfrytëzimit për përfitim të të dëmtuarës A.V. nga Prishtina, ashtu që i pandehuri, pasi fillimisht kishte krijuar kontakt me të përmes rrjeteve sociale dhe ishte takuar në lokalin e tij në Deçan, më pas e sjell për të punuar në lokalin e tij “S.”, në Gjakovë, nga muaji mars deri në prill të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe, e dërgon dhe e mban në banesën e tij në Gjakovë, gjoja për shkak të marrëdhënies së dashurisë.

‘’ Më pas, nga muaji maj i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022, e dërgon për të punuar në lokalin e tij me muzikë live në Pejë, ndërsa deri në muajin nëntor të vitit 2022 e dërgon në fshatin Volljak, Komuna e Klinës, për të punuar po ashtu në një lokal me muzikë live. Në fund, e sjell në Gjakovë, ku e detyron të punojë në lokalin me muzikë live “Te X.”, deri në muajin tetor të vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara detyrohet të punojë kundër vullnetit të saj, ndërsa të gjitha të ardhurat nga puna e saj i merr i pandehuri. Në rastet kur paratë nga puna e kryer nuk merreshin drejtpërdrejt nga lokalet, i pandehuri e detyronte të dëmtuarën që t’ia mbulonte obligimet e tij financiare, si qiranë e lokalit, pagat e punëtorëve dhe këstet mujore të kredisë.’’, thuhet mnes tjerash në komunikatë

Komunikata e plotë:

Gjakovë, 12 nëntor 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit A.P., për vepër penale, “Trafikimi me njerëz”, e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari Samedin Cena, të akuzuarin A.P., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet dhe dënim me gjobë në shumë tremijë (3,000) euro, i cili dënim do të ekzekutohet tridhjetë (30) ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I pandehuri A.P., akuzohet se “ nga muaji mars i vitit 2021 deri më 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe veprimeve të tjera të dhunshme e kontrolluese, të përcjella me maltretim fizik dhe psikik, me qëllim të shfrytëzimit për përfitim të të dëmtuarës A.V. nga Prishtina, ashtu që i pandehuri, pasi fillimisht kishte krijuar kontakt me të përmes rrjeteve sociale dhe ishte takuar në lokalin e tij në Deçan, më pas e sjell për të punuar në lokalin e tij “S.”, në Gjakovë, nga muaji mars deri në prill të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe, e dërgon dhe e mban në banesën e tij në Gjakovë, gjoja për shkak të marrëdhënies së dashurisë. Më pas, nga muaji maj i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022, e dërgon për të punuar në lokalin e tij me muzikë live në Pejë, ndërsa deri në muajin nëntor të vitit 2022 e dërgon në fshatin Volljak, Komuna e Klinës, për të punuar po ashtu në një lokal me muzikë live. Në fund, e sjell në Gjakovë, ku e detyron të punojë në lokalin me muzikë live “Te X.”, deri në muajin tetor të vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara detyrohet të punojë kundër vullnetit të saj, ndërsa të gjitha të ardhurat nga puna e saj i merr i pandehuri. Në rastet kur paratë nga puna e kryer nuk merreshin drejtpërdrejt nga lokalet, i pandehuri e detyronte të dëmtuarën që të ia mbulonte obligimet e tij financiare, si qiranë e lokalit, pagat e punëtorëve dhe këstet mujore të kredisë.”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Humb ndjenjat gjatë ceremonisë roja i Pallatit Elysee, i vjen në ndihmë edhe Macron – pamje

Humb ndjenjat gjatë ceremonisë roja i Pallatit Elysee, i vjen në ndihmë edhe Macron – pamje

Vazhdojnë përgatitjet për asfaltimin e disa rrugëve në Viti, Debelldeh dhe Sadovinë të Çerkezve

Vazhdojnë përgatitjet për asfaltimin e disa rrugëve në Viti, Debelldeh dhe Sadovinë të Çerkezve

De Bruyne drejt një transferimi befasues në janar, jashtë top pesë ligave evropiane

De Bruyne drejt një transferimi befasues në janar, jashtë top pesë ligave evropiane