E denoncoi bashkëshortin për dhunë në Prishtinë, gruaja thotë se e kapi për flokësh – i dyshuari mohon akuzat

Një tjetër rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari, nga ana tjetër, ka mohuar se ka ushtruar dhunë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 24 tetor 2026, në rrugën “Faik Ukehaxhaj”, ndërsa rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:48.

Burimet bëjnë me dije se viktima, 40-vjeçare, e identifikuar me inicialet N.B., ka deklaruar para zyrtarëve policorë se bashkëshorti i saj, N.T., 39-vjeçar, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas deklarimit të gruas, bashkëshorti e kishte kapur për flokësh gjatë incidentit.

Pas pranimit të informatës, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kontaktuar ankuesen, ndërsa më pas të dy bashkëshortët janë shoqëruar në stacion policor.

Gjatë trajtimit të rastit, i dyshuari ka mohuar pretendimet e bashkëshortes, duke deklaruar se nuk kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura penale për veprën “Dhuna në familje”.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, 39-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti do të trajtohet më tej nga organet kompetente, ndërsa rrethanat e denoncimit mbeten objekt i hetimeve.

Shënim: Identiteti i palëve është mbrojtur. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Si në filma: Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe vjen “mjeshtri” me thikë – këta janë dy të dyshuarit për grabitjen në Lipjan

Ekskluzive | Si në filma: Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe vjen “mjeshtri” me thikë – këta janë dy të dyshuarit për grabitjen në Lipjan

Si në filma! Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe thërret “mjeshtrin” – ai nxjerr thikën dhe e grabit pranë malit në Lipjan

Si në filma! Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe thërret “mjeshtrin” – ai nxjerr thikën dhe e grabit pranë malit në Lipjan

Zgjedhjet parlamentare sot në Serbi, Koalicioni Shqiptar garon me numrin 17

Zgjedhjet parlamentare sot në Serbi, Koalicioni Shqiptar garon me numrin 17