E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

E ardhmja e Michael Carrick si trajner i Manchester United është seriozisht në rrezik pas humbjes në shtëpi ndaj Bournemouthit të dielën.

Sponsor 3M Express

“Djajtë e Kuq” pësuan humbje 3-0, duke vazhduar me një fillim të dobët të sezonit. Ata kanë fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Premierligë dhe renditen në vendin e 16-të, plot 14 pikë larg kreut të tabelës, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Carrick, mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës në janar, pas largimit të Ruben Amorimit. Në maj, ai u shpërblye me pozitën e trajnerit të përhershëm, pasi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve falë një serie mbresëlënëse rezultatesh, që e ndihmuan Manchester Unitedin ta përfundonte sezonin në vendin e tretë.

Megjithatë, United nuk ka fituar në elitën e futbollit anglez që nga 30 gushti, kur mposhti Ipswichin, skuadrën e sapongjitur në Premierligë, me rezultatin 5-2.

I pyetur nga BBC Sport nëse pret bisedime lidhur me të ardhmen e tij, Carrick u përgjigj:

“Ta shohim se çfarë do të ndodhë.Nuk po pres asgjë. Tani duhet ta përtypim atë që ndodhi sot. E dinim se ishte një ditë e rëndësishme për të bërë përpara, por nuk ia dolëm.”

“Për mua, tani është çështje e përballimit të kësaj situate. Emocionet që përjetova në fund të ndeshjes janë diçka që nuk e kam përjetuar më parë”, deklaroi Carrick.

Një nga vendimet më të rëndësishme të Carrickut në ndeshjen e së dielës ishte lënia në bankën rezervë e kapitenit të skuadrës, Bruno Fernandes.

Lexo edhe

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Vdes aktori nga Ferizaj, Nexhat Xhokli

Vdes aktori nga Ferizaj, Nexhat Xhokli

Nga Shkupi në Tiranë, historia e familjes hebreje që gjeti shpëtim te shqiptarët

Nga Shkupi në Tiranë, historia e familjes hebreje që gjeti shpëtim te shqiptarët

E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje | Momenti