Dyvjeçari Leka ka nevojë për 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës, familja kërkon ndihmë

Dyvjeçari Leka ka nevojë për 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës, familja kërkon ndihmë

Dyvjeçari Leka ka nevojë për 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës, familja kërkon ndihmë

Një apel për ndihmë është bërë për Lekën, vetëm 2 vjeç, i cili është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë të kancerit, Rabdomiosarkomë Embrionale (ERMS), dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas apelit të publikuar nga familja, kostoja e trajtimit arrin në rreth 200 mijë euro, shumë kjo që familja e tij nuk mund ta përballojë e vetme.

Përmes këtij apeli, familja u është drejtuar qytetarëve për solidaritet dhe ndihmë financiare, duke kërkuar që secili të kontribuojë aq sa ka mundësi.

Familja thekson se çdo kontribut, pavarësisht shumës, mund të ndihmojë në sigurimin e trajtimit për Lekën.

Po ashtu, qytetarëve u bëhet thirrje që apelin ta shpërndajnë, në mënyrë që ai të arrijë te sa më shumë njerëz.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë Lekën, mund të kontribuojnë në llogarinë bankare të babait të tij, Denis Podrimqaku:

IBAN: XK05 1920 0083 4802 1112

Banka: BKT Kosovo

SWIFT: NCBAXKPRXXX

Familja shpreson në solidaritetin e qytetarëve për të siguruar shumën e nevojshme për trajtimin e djalit të tyre.

Lexo edhe

Britania arreston një pjesëtar të lartë të Ushtrisë së SHBA

Britania arreston një pjesëtar të lartë të Ushtrisë së SHBA

Hegseth e quan “sabotim” përpjekjen për shkarkimin e tij

Hegseth e quan “sabotim” përpjekjen për shkarkimin e tij

Një xhaketë që përshtatet me shumë stile: Praktike, elegante dhe e lehtë për t’u kombinuar

Një xhaketë që përshtatet me shumë stile: Praktike, elegante dhe e lehtë për t’u kombinuar