Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i moshës 40-vjeçare është ndaluar me një veturë të tipit BMW pasi dyshohej se e kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur një armë të cilën e posedonte me leje.
Ai është shoqëruar në stacionin policor ku pas procedurave përkatëse iu sekuestrua arma dhe 10 fishekë.
“Më datën 07.11.2026, rreth orës 21:40, njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore, e cila dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë verifikimeve dhe kontrollit tek shoferi i veturës, A.J., 40 vjeç kanë gjetur në posedim një armë zjarri për të cilën posedonte leje.”, thuhet në njoftim.
Me autorizimin e prokurorit të shtetit, sipas njoftimit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore. /Klankosova.tv




