Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë

Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë

Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar kriminal ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë, i cili shtrihet në disa shtete të Ballkanit dhe vende të Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Operacioni është realizuar të martën nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas hetimeve, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se kishte për detyrë rekrutimin e shoferëve, të cilët pajiseshin me automjete, para dhe harta të sakta të lëvizjes për të transportuar migrantë ilegalë.

Shoferët, sipas Policisë, bartnin migrantë nga kufiri i Turqisë në Greqi, fillimisht drejt Selanikut, për të vazhduar më pas tranzitin përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

Gjatë operacionit është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Lexo edhe

Iskra Haxhivasileva garanton për rezistencë ndaj ndikimeve, qoftë edhe nga kryeministri

Iskra Haxhivasileva garanton për rezistencë ndaj ndikimeve, qoftë edhe nga kryeministri

Pse hotelet përdorin pothuajse gjithmonë çarçafë të bardhë? Arsyeja është më interesante sesa mendoni

Pse hotelet përdorin pothuajse gjithmonë çarçafë të bardhë? Arsyeja është më interesante sesa mendoni

Parlamentarët e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shërbejë si shtysë për përparim të mëtejshëm politik

Parlamentarët e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shërbejë si shtysë për përparim të mëtejshëm politik