Dyshohet se mashtroi norvegjezët përmes blerjeve online, ndalohet një person në Prishtinë

Dyshohet se mashtroi norvegjezët përmes blerjeve online, ndalohet një person në Prishtinë

Dyshohet se mashtroi norvegjezët përmes blerjeve online, ndalohet një person në Prishtinë

Një person me inicialet B.M. është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për mashtrim të shtetasve norvegjezë, duke përdorur të dhënat e tyre bankare për të kryer blerje online.

Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, kur i dyshuari, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, dyshohet se i ka vënë në lajthitje personat e dëmtuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Sponsor 3M Express

Pasi dyshohet se ka siguruar të dhënat e tyre bankare, ai i ka përdorur ato për të realizuar porosi online në dyqane të ndryshme, kryesisht në ato që shesin pajisje elektronike.

Si pasojë e këtyre veprimeve, shtetasve norvegjezë u është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.

Gjatë zbatimit të urdhrit për kontroll, janë sekuestruar shtatë telefona celularë, dy kompjuterë, dy USB, një veturë dhe dokumente të ndryshme, të cilat pritet të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

Hetimi është zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Prokuroria ka bërë të ditur se personi është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë