Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 12 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.
Viktima është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave.

Në konsultim me prokurorin, të dy palët janë liruar pas intervistimit dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Burimi: RTKLive





