Mbështjellur në pako të cigareve, tentohet të futet substancë narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se gjatë kontrolleve të rregullta të realizuara nga stafi i Sigurimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është zbuluar një substancë e dyshuar narkotike në perimetrin e brendshëm të institucionit.

Sponsor 3M Express

SHKK njofton se kontrollet janë realizuar me fillimin e ndërrimit të punës, sipas praktikave të zakonshme të sigurisë, me ç’rast janë kontrolluar edhe shëtitoret brenda hapësirës së rrethojës së institucionit.

“Lidhur me rastin, është njoftuar Policia e Kosovës dhe sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar. Gjithashtu, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

Kontrollet e rregullta dhe vigjilenca e stafit të Sigurimit janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve dhe substancave të palejuara në institucionet korrektuese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Mungon prokurori dhe e dëmtuara, dështon seanca ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

Mungon prokurori dhe e dëmtuara, dështon seanca ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

Dorëhiqet njeriu që udhëhoqi revolucionin e inteligjencës artificiale – Nvidia tronditet, aksionet bien në bursë

Dorëhiqet njeriu që udhëhoqi revolucionin e inteligjencës artificiale – Nvidia tronditet, aksionet bien në bursë