Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim

Dy shtetas kosovarë nga Vushtrria janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Shqipëri, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë dhe dëmtim prone.

Sponsor 3M Express

Të arrestuarit, G. M., 22 vjeç dhe F. B., 24 vjeç, ishin në kërkim nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata e Erfurtit në Gjermani, më 1 qershor 2026, i kishte dënuar me nga 15 vjet burgim secilin, transmeton Klankosova.tv.

Arrestimi i tyre u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në kuadër të operacionit “Wanted”, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, dy kosovarët janë dënuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon procedurat për ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë.

Lexo edhe

Tiranë, tensione në protestën e studentëve, policia përdor ujë me presion

Tiranë, tensione në protestën e studentëve, policia përdor ujë me presion

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim | Momenti