Dy të mitur dyshohet se imituan GTA 6, vodhën një autobus në Itali dhe përfunduan në kanal

Dy të mitur dyshohet se imituan GTA 6, vodhën një autobus në Itali dhe përfunduan në kanal

Dy të mitur dyshohet se imituan GTA 6, vodhën një autobus në Itali dhe përfunduan në kanal

Dy të mitur janë identifikuar nga policia italiane si të dyshuar për vjedhjen e një autobusi nga një depo në qytetin Rovigo, të cilin e drejtuan për rreth tetë kilometra përpara se të humbnin kontrollin dhe ta përmbysnin në një kanal.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi të mërkurën, kur dy të rinjtë dyshohet se hynë në depon e kompanisë Busitalia Veneto, në rrugën Via Petrarca, pasi autobusët kishin përfunduar shërbimin e tyre ditor.

Para se të largoheshin me autobusin, ata dyshohet se dëmtuan rreth dhjetë automjete të parkuara, duke thyer xhama dhe pasqyra.

Më pas, arritën të ndiznin njërin prej autobusëve dhe u larguan nga depoja, duke përshkuar rreth tetë kilometra.

Megjithatë, gjatë vozitjes humbën kontrollin e automjetit, i cili përfundoi i përmbysur në një kanal anës rrugës.

Pas aksidentit, dy të miturit u larguan nga vendngjarja, por më vonë u identifikuan dhe u lokalizuan nga hetuesit e Policisë së Rovigos.

Një nga pistat që po shqyrton policia është lidhja e mundshme e incidentit me videolojën Grand Theft Auto VI (GTA 6), e cila ishte publikuar në të njëjtën periudhë.

Hetuesit dyshojnë se të rinjtë mund të kenë imituar veprimet kriminale që paraqiten në videolojën e famshme, ku lojtarët mund të vjedhin automjete dhe të përfshihen në ndjekje policore.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar se GTA 6 ishte motivi i veprimeve të të miturve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Të paktën 24 të vdekur nga zjarri në një fabrikë në Indonezi, rreth 30 persona të zhdukur

Të paktën 24 të vdekur nga zjarri në një fabrikë në Indonezi, rreth 30 persona të zhdukur

Endrit Thaçi rikthen mesazhin e babait të tij dedikuar atij dhe fëmijëve të Kosovës

Endrit Thaçi rikthen mesazhin e babait të tij dedikuar atij dhe fëmijëve të Kosovës

Trump: Irani ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa, por të gjitha janë zmbrapsur

Trump: Irani ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa, por të gjitha janë zmbrapsur