Dy policë të lënduar në Skenderaj, shoferi përplas veturën zyrtare dhe ikën

Dy policë të lënduar në Skenderaj, shoferi përplas veturën zyrtare dhe ikën

Dy policë të lënduar në Skenderaj, shoferi përplas veturën zyrtare dhe ikën

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Skenderaj, ku një shofer i dyshuar, gjatë tentimit për t’u ndalur nga policia, ka goditur veturën zyrtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 21:45, kur njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore, drejtuesi i së cilës po bënte vozitje të rrezikshme.

Gjatë përpjekjes për ta ndalur veturën, shoferi i dyshuar, identiteti i të cilit nuk dihet, ka goditur veturën e policisë, duke e nxjerrë nga rruga. Vetura zyrtare më pas ka goditur një shtyllë elektrike.

Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë që ndodheshin në veturën zyrtare kanë pësuar lëndime. Ata fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF në Skenderaj dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut. Pas trajtimit, janë liruar.

Ndërkohë, vetura e dyshuar është gjetur e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete

Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete

Dy policë të lënduar në Skenderaj, shoferi përplas veturën zyrtare dhe ikën | Momenti