Dy oficerë libianë vdesin pas sulmit ukrainas me dronë ndaj anijes luftarake ruse

Dy oficerë libianë vdesin pas sulmit ukrainas me dronë ndaj anijes luftarake ruse

Dy oficerë libianë vdesin pas sulmit ukrainas me dronë ndaj anijes luftarake ruse

Dy oficerë të marinës libiane kanë vdekur nga plagët e marra gjatë një sulmi me dronë ukrainas ndaj një anijeje luftarake ruse, e cila ishte ankoruar në bazën detare të Bengazit, në Libinë lindore.

Sponsor 3M Express

Lajmi është konfirmuar të martën në mbrëmje nga e ashtuquajtura Ushtria Kombëtare Libiane (LNA), e cila ka bërë të ditur se dy oficerët ishin plagosur gjatë sulmit të së dielës.

Pas ngjarjes, LNA-ja ka paralajmëruar hakmarrje, duke deklaruar se do të kundërpërgjigjet “në kohën dhe vendin e duhur, si dhe me mjetet e përshtatshme”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se forcat ukrainase përdorën shtatë dronë në operacionin kundër korvetës ruse. Sipas autoriteteve libiane, anija ndodhej në bazën detare për furnizim me karburant dhe pajisje të nevojshme.

Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake, disa dronë detarë ukrainas ishin nisur drejt anijes nga një bazë e përdorur nga forcat ukrainase në Libinë perëndimore. Të paktën katër dronë janë interceptuar, ndërsa dy të tjerë kanë goditur korvetën. Nga sulmi, sipas zyrtarëve të cituar në raportim, janë plagosur të paktën 10 persona, përfshirë shtetas libianë dhe rusë.

Sulmi ka nxjerrë në pah zgjerimin e përplasjes mes Rusisë dhe Ukrainës edhe në territorin libian, një vend që prej më shumë se një dekade është i ndarë mes administratave rivale dhe ku fuqitë e huaja mbështesin palë të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

ZRRE e Sekretariati i Komunitetit të Energjisë diskutojnë zhvillimet n`sektorin energjetik

ZRRE e Sekretariati i Komunitetit të Energjisë diskutojnë zhvillimet n`sektorin energjetik

UNESCO promovon simbolin e këpucëve të kuqe në luftën kundër dhunës ndaj grave

UNESCO promovon simbolin e këpucëve të kuqe në luftën kundër dhunës ndaj grave

Kërcënime me arrestim përmes e-mailit, policia del me paralajmërim

Kërcënime me arrestim përmes e-mailit, policia del me paralajmërim