Dy objekte ndërtimi në Gjakovë ndalohen nga Inspektorati Qendror i Punës

Dy objekte ndërtimi në Gjakovë ndalohen nga Inspektorati Qendror i Punës

Dy objekte ndërtimi në Gjakovë ndalohen nga Inspektorati Qendror i Punës

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Komunën e Gjakovës, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në këto dy objekte janë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve.

Për këtë arsye, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Sipas institucionit, respektimi i këtyre standardeve është i rëndësishëm për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një ambienti të sigurt për punëtorët. /Telegrafi/

Lexo edhe

FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Dy objekte ndërtimi në Gjakovë ndalohen nga Inspektorati Qendror i Punës | Momenti