Dy kosovarë të dënuar me nga 15 vjet burgim për vjedhje me dhunë në Gjermani kapen në Morinë, pritet ekstradimi i tyre

Dy shtetas kosovarë nga Vushtrria janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në Kukës, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, ku janë dënuar me nga 15 vjet burgim secili për vjedhje me dhunë dhe dëmtim prone.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, të arrestuarit janë G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri.

Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë në kuadër të operacionit “Wanted”, pas kërkimit ndërkombëtar të shpallur nga Interpol Wiesbaden në Gjermani.

Gjykata e Erfurtit, më 1 qershor 2026, i kishte dënuar secilin me nga 15 vjet burgim për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon procedurat për ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tiranë, tensione në protestën e studentëve, policia përdor ujë me presion

Tiranë, tensione në protestën e studentëve, policia përdor ujë me presion

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Dy kosovarë të dënuar me nga 15 vjet burgim për vjedhje me dhunë në Gjermani kapen në Morinë, pritet ekstradimi i tyre | Momenti