Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në orën 09:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë projektligjin, në mbledhjen që mbahet në sallën N-302 të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore për këtë projektligj.
Mbledhja e dytë do të mbahet në sallën N-204 të Kuvendit të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




