Dy italianë të vrarë nga një sulm në Kuvajt, Irani mohon përgjegjësinë

Dy italianë të vrarë nga një sulm në Kuvajt, Irani mohon përgjegjësinë

Dy italianë të vrarë nga një sulm në Kuvajt, Irani mohon përgjegjësinë

Dy shtetas italianë kanë humbur jetën pas një sulmi ndaj një objekti në Kuvajt, për të cilin autoritetet e këtij vendi dhe Italia kanë fajësuar Iranin.

Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, dy viktimat ishin teknikë që punonin për kompaninë gjermane të prodhimit të armatimit, Rheinmetall.

Sponsor 3M Express

Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, Abolfazl Shekarchi, deklaroi se ushtria iraniane nuk ka ndërmarrë asnjë operacion ushtarak apo ofensiv.

Ministria e Mbrojtjes së Kuvajtit kishte njoftuar më herët se katër persona, dy italianët, një shtetas kuvajtian dhe një pakistanez, ishin plagosur nga copëzat e rëna pas zbulimit dhe interceptimit të disa dronëve iranianë.

Ushtria e Kuvajtit bëri të ditur se sulmi kishte goditur një “objekt me rëndësi jetike” në vend, duke e cilësuar atë si “agresion të urryer iranian”.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, dy teknikët po punonin në një stacion për zbulimin e mbrojtjes ajrore dhe po kryenin mirëmbajtjen e sistemeve të përdorura nga Forcat e Armatosura të Kuvajtit.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi shtimin e presionit ndaj Iranit për t’i dhënë fund sulmeve ndaj vendeve fqinje dhe partnerëve në Gjirin Persik.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes SHBA-së dhe Iranit, pas shkëmbimeve të fundit të zjarrit dhe ngecjes së negociatave, duke rritur frikën për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Lufta nisi në fund të shkurtit, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilave Teherani iu përgjigj me raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe vendeve arabe të Gjirit që strehojnë forca dhe pajisje ushtarake amerikane, raporton BBC.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mediat serbe rikthejnë pamjet e Veselinoviqit në gjueti me autorin rus, tashmë nuk dihet ku ndodhet

Mediat serbe rikthejnë pamjet e Veselinoviqit në gjueti me autorin rus, tashmë nuk dihet ku ndodhet

Serbia pas Vuçiqit: A do ta largojë Kosovën nga Kushtetuta, apo do ta vazhdojë pretendimin territorial?

Serbia pas Vuçiqit: A do ta largojë Kosovën nga Kushtetuta, apo do ta vazhdojë pretendimin territorial?

Specialja urdhëron publikimin e transkripteve të dëshmive të nëntë dëshmitarëve

Specialja urdhëron publikimin e transkripteve të dëshmive të nëntë dëshmitarëve