Ceremonia në Negroc: Përurohet obelisku për Jakup Krasniqin (VIDEO)

Ceremonia në Negroc: Përurohet obelisku për Jakup Krasniqin (VIDEO)

Ceremonia në Negroc: Përurohet obelisku për Jakup Krasniqin (VIDEO)

Ta shohë nga afër çdo ditë e ka të pamundur, veçse këtë ndjesi do t’ia ofrojë obelisku që iu dedikua babait të tij.

Sponsor 3M Express

Altin Krasniqi, mallin për të atin, Jakupin, që po mbahet në Hagë tash e 6 vjet, do ta shuajë sadopak, sa herë që do të kalojë andej, për të shkuar në vendlindjen e tij.

Vepra që bartë fotografinë e Krasniqit të vjetër në anën e djathtë, e në të majtën atë të Adem Jasharit, do të qëndrojë përjetësisht në hyrje të Negrocit të Drenasit.

Kjo simbolikë që u bë e u financua nga banoret e kësaj ane, e që u përurua këtë të enjte, po u jep vullnet familjarëve të Krasniqit.

Për iniciatorin e këtij punimi, krejt kjo bartë diçka të veçantë dhe që e prek secilin shqiptar.

Që madheshtia t’i rritet edhe më shumë, u tha se duhet punohet fort, që këndej t’i bie si njëri i lirë,  edhe vet ai, portreti i të cilit qëndron lartë.

Pjësmarrja e madhe e qytetarëve u pohua se nuk e nderon veç ish-zëdhënësin e UÇK-së.

Obelisku u zbulua dy ditë para festës së 28 Nëntorit, datë kur 29 vjet më parë doli për herë të parë UÇK-ja në skenë.

Video e plotë:

Lexo edhe

Mediat serbe rikthejnë pamjet e Veselinoviqit në gjueti me autorin rus, tashmë nuk dihet ku ndodhet

Mediat serbe rikthejnë pamjet e Veselinoviqit në gjueti me autorin rus, tashmë nuk dihet ku ndodhet

Serbia pas Vuçiqit: A do ta largojë Kosovën nga Kushtetuta, apo do ta vazhdojë pretendimin territorial?

Serbia pas Vuçiqit: A do ta largojë Kosovën nga Kushtetuta, apo do ta vazhdojë pretendimin territorial?

Specialja urdhëron publikimin e transkripteve të dëshmive të nëntë dëshmitarëve

Specialja urdhëron publikimin e transkripteve të dëshmive të nëntë dëshmitarëve

Ceremonia në Negroc: Përurohet obelisku për Jakup Krasniqin (VIDEO) | Momenti