Dy futbollistë të kombëtares shqiptare nuk e kuptojnë njëri-tjetrin kur flasin shqip, përdorin anglishten për komunikim/Video

Të luash për Kombëtaren shqiptare kërkon talent, përkushtim dhe mbi të gjitha, të kuptosh mirë shokët e skuadrës. Por për Stavros Pilos dhe Kristian Shpendin, duket se kjo e fundit nuk është gjithmonë aq e thjeshtë!

Sponsor 3M Express

Dy talentët kuqezi janë protagonistë të një videoje që sjell një tjetër atmosferë nga prapaskenat e grumbullimit të Kombëtares. Pilo, futbollisti i AEK-ut i rritur në Greqi, dhe Shpendi, që aktivizohet në Itali, provojnë të komunikojnë, por biseda e tyre kthehet shpejt në një komedi të vërtetë.

Shqipja, italishtja dhe anglishtja ndërthuren në një mënyrë që duket se as vetë protagonistët nuk arrijnë ta kontrollojnë. Momenti bëhet edhe më pikant kur shfaqet shprehja misterioze “A ke bo stervitje sonte?”, duke i lënë të dy mes hutimit dhe të qeshurave.

Në vend që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, dy futbollistët duket se kanë nevojë për një përkthyes personal. Megjithatë, nëse me fjalët nuk ia dalin gjithmonë, me humorin kanë një kimi të shkëlqyer.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen