Durmishi: Rritja e pagës minimale pritet të jetë 7 deri në 8% vitin e ardhshëm

Durmishi: Rritja e pagës minimale pritet të jetë 7 deri në 8% vitin e ardhshëm

Durmishi: Rritja e pagës minimale pritet të jetë 7 deri në 8% vitin e ardhshëm

“Rritja e pagës minimale në mars të vitit të ardhshëm mund të jetë rreth 7 deri në 8%, por shifra përfundimtare do të varet nga kostoja e jetesës dhe rritja e pagës mesatare në nivel shtetëror”, kështu njoftoi Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, duke theksuar se harmonizimi do të bëhet sipas formulës së dakorduar mes Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave.

Sponsor 3M Express

“Sa i përket rritjes së pagës minimale duke i marrë parasysh vitin që shkoi dhe këtë vit që është rritur për 3.5% çdo vit paga minimale, nuk do jap numra pasi që ato shifra mund të ndërrojnë po përafërsisht 7 deri në 8% do të ketë rritje të pagës minimale dhe vitin që vjen. Bashkërisht me kontributet diku rreth 3000 denarë mund të kapë bashkërisht rritja e pagës minimale, përsëri e them nuk dua që të merren këto numra pasiqë duhet të përfundojë viti kalendarik, duhet të shihet sa ka qenë kosto e jetesës për një vit dhe duhet të shihet paga mesatare neto sa është e paguar vitit paraprak dhe të nxjerrët numri i saktë se sa do të ketë ritje të pagës minimale”, tha Durmishi.

Durmishi kundërshton kërkesat e sindikatave për një rritje më të lartë të pagës minimale, duke paralajmëruar se një rritje jashtë formulës së dakorduar dhe pa u bazuar në parametrat ekonomikë e produktivitetin mund të shkaktojë krizë inflatore dhe të ndikojë negativisht në fuqinë blerëse.

“Po ashtu dhe inflacionin e kemi 3.3% që nënkupton koston e jetesës dhe normalisht vitin që vjen do të kemi rritje të pagës minimale po sindikatat kërkojnë që të jetë një rritje at hoke e pagës minimale, do të shkojë më shumë se ajo që është e dakorduar me formulë ku vet ata e kanë pranuar atë formulë, por siç kemi thënë edhe ne raste tjera poashtu e themi edhe tani që një rritje e pagës minimale duke mos u bazuar në parametra ekonomik duke mos u bazuar në produktivitetin të cilin e kemi do të na sjellë në një krizë inflatore, do të na sjellë një relacion më të madh dhe do të na duhet më shumë punë që ta menaxhojmë, duhet që të bazohemi në parametrat ekonomik, duhet të bazohemi në produktivitet dhe të risim pagën minimale ashtu siç është edhe dakorduar me formulën që tanimë është në fuqi dhe kjo ndërlidhet edhe me fuqinë blerëse”, tha Durmishi.

Lexo edhe

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tri çështje, dhjetë vjet pas BREXIT

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tri çështje, dhjetë vjet pas BREXIT

Përballja që rikthen kujtimet e Botërorit, Zidane paralajmëron Spanjën

Përballja që rikthen kujtimet e Botërorit, Zidane paralajmëron Spanjën

Pas gjashtë vitesh te Liverpooli, Tsimikas përgatit largimin – ja ku mund ta vazhdojë karrierën

Pas gjashtë vitesh te Liverpooli, Tsimikas përgatit largimin – ja ku mund ta vazhdojë karrierën