Përballja që rikthen kujtimet e Botërorit, Zidane paralajmëron Spanjën

Përballja që rikthen kujtimet e Botërorit, Zidane paralajmëron Spanjën

Përballja që rikthen kujtimet e Botërorit, Zidane paralajmëron Spanjën

Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka refuzuar që përballjen e ardhshme me Spanjën në çerekfinale të Ligës së Kombeve ta cilësojë si një mundësi për hakmarrje ndaj eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës spanjolle Marca, humbja e Spanjës ndaj Anglisë të dielën e kaluar e ka vendosur atë në një rrugë më të vështirë drejt triumfit në Ligën e Kombeve.

Spanjollët e përfunduan grupin në vendin e dytë, ndërsa shorti i përcaktoi Francën si kundërshtare në çerekfinale. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në fushën e Francës.

Kjo përballje rikthen kujtimet e gjysmëfinales së Kupës së Botës, kur Spanja e eliminoi Francën dhe më pas vazhdoi rrugëtimin drejt finales kundër Argjentinës, për ta fituar në fund trofeun.

Megjithatë, Zidane ka theksuar se skuadra e tij nuk duhet të fokusohet te ajo që ndodhi në të kaluarën, por te objektivi i radhës.

“Kjo nuk ka të bëjë me hakmarrjen për gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Është një garë tjetër dhe një përballje e re. Objektivi mbetet i njëjtë: të arrijmë në gjysmëfinale dhe ta fitojmë Ligën e Kombeve”, ka deklaruar Zidane.

Trajneri francez ka vlerësuar edhe forcën e kundërshtarit, duke pranuar se që nga fillimi e dinte se Francën e priste një përballje e vështirë.

“E dinim se do të përballeshim me një kundërshtar të fortë. Do të jetë Spanja, kampionia në fuqi e botës. E njohim mirë, por i kemi përcjellë ndeshjet e fundit dhe do ta analizojmë gjithçka së bashku me stafin tim”.

“Për të shkuar larg në çdo garë, duhet të përballesh me skuadrat më të mira dhe t’i eliminosh ato”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Lexo edhe

“Aq shumë kam dhënë sa s’kom mujtë as me shkru”, thotë dëshmitari në gjykimin për fajde, shpëlarje parash dhe vepra të tjera penale

“Aq shumë kam dhënë sa s’kom mujtë as me shkru”, thotë dëshmitari në gjykimin për fajde, shpëlarje parash dhe vepra të tjera penale

KFOR-i, FSK-ja, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin “Golden Sabre”

KFOR-i, FSK-ja, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin “Golden Sabre”

“Shkrije akullin n’mes nesh”: këtë dimër, ngrohja deri në 70% më lirë me Midea

“Shkrije akullin n’mes nesh”: këtë dimër, ngrohja deri në 70% më lirë me Midea