Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Opinionistët Rudina dhe Resul Sinani kanë komentuar lojën e Arlindës dhe raportet e saj me banorët e tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

Sponsor 3M Express

Rudina vlerësoi faktin që Arlinda respekton veten dhe mbron mendimin e saj, por theksoi se duhet të tregojë të njëjtin respekt edhe ndaj mendimeve të të tjerëve.

“Arlinda duhet të superduartrokitet, sepse e respekton veten dhe thotë: ‘Ku është mendimi im?’. Por do të doja nga Arlinda t’i respektonte edhe mendimet e të tjerëve. Ti ke zgjedhur të luash e vetme dhe ke zgjedhur të jesh protagoniste që nga fillimi”, ka thënë Rudina.

Nga ana tjetër, Resul Sinani vuri në dukje atë që e konsideron si kundërthënie në deklaratat e Arlindës, duke theksuar se ajo fillimisht shprehet se luan e vetme, ndërsa më pas ankohet se banorët e lënë vetëm.

“Ka raste kur ka një mendim kolektiv, edhe pse nuk mendoj që të gjithë aty e kanë atë mendim. Ti je kontradiktore, në një formë thua se je e vetme dhe më pas u kthehesh banorëve duke thënë se po të lënë vetëm”, ka thënë Resuli. /Telegrafi/


– YouTube www.youtube.com


Lexo edhe

Rihanna shfaqet për herë të parë me vajzën në një fushatë të Dior, nënë e bijë mahnitin me poza të ëmbla

Rihanna shfaqet për herë të parë me vajzën në një fushatë të Dior, nënë e bijë mahnitin me poza të ëmbla

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

175 policë certifikohen në trajnimin për ballafaqimin me turma

175 policë certifikohen në trajnimin për ballafaqimin me turma