Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka thënë se rritja e vazhdueshme e buxhetit, shtimi i kapaciteteve dhe investimet në fushën e sigurisë kanë dhënë rezultate të dukshme dhe kanë ndikuar në rritjen e besimit të qytetarëve.

Duke komentuar renditjen e Kosovës në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup, Dugolli ka përmendur rritjen e investimeve në pajisje, armatim, trajnime, shkollime dhe rekrutime.

Sponsor 3M Express

Ai tha në RTKPrime se aktualisht ka më shumë policë dhe ushtarë, personel më të përgatitur e të shkolluar, më shumë pajisje dhe armatim, si dhe kushte më të mira për punonjësit që mbulojnë fushën e sigurisë, përfshirë policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Sipas tij, këto investime kanë reflektuar edhe në rritjen e besimit të qytetarëve nga viti në vit.

Dugolli ka vlerësuar se siguria është bazë për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve, duke theksuar se pa siguri, edhe fushat e tjera të zhvillimit mund të stagnojnë. Ai ka shtuar se hapat e ndërmarrë nga Kosova në fushën e sigurisë janë për t’u vlerësuar dhe se këto arritje po pranohen edhe nga partnerët dhe miqtë e vendit.

“Investimet kanë reflektuar edhe në besimin e qytetarëve, i cili ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Kemi rezultate të dukshme, të prekshme dhe të matshme në këtë fushë. Të gjitha këto zhvillime pozitive kanë lënë gjurmë dhe po lënë gjurmë edhe në zhvillimin ekonomik dhe në sfera të tjera, sepse aty ku ka siguri, ka edhe zhvillim ekonomik, investime dhe gjithçka tjetër, për shkak se siguria është baza”, tha Dugolli.

Ndryshe Kosova është renditur ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup. Sipas raportit, Kosova ka marrë gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë personale dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren botërore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kabashi dyshon se mospajtimet mes Thaçit dhe Veselit për ligjin për Specialen u reflektuan në PDK

Kabashi dyshon se mospajtimet mes Thaçit dhe Veselit për ligjin për Specialen u reflektuan në PDK

Shkullaku kujton fillimet e Klan Kosovës: Shqiptarët filluan të njiheshin mes vete (VIDEO)

Shkullaku kujton fillimet e Klan Kosovës: Shqiptarët filluan të njiheshin mes vete (VIDEO)

Haradinaj: Do të duhej të ishte më insistues ndikimi diplomatik i Shqipërisë (VIDEO)

Haradinaj: Do të duhej të ishte më insistues ndikimi diplomatik i Shqipërisë (VIDEO)