Drita kërkon fitoren e pestë radhazi, Prishtina synon pikët në Gjilan

Drita kërkon fitoren e pestë radhazi, Prishtina synon pikët në Gjilan

Drita kërkon fitoren e pestë radhazi, Prishtina synon pikët në Gjilan

Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 13:00, ku Drita do të ketë përparësinë e terrenit vendas.

Kjo përballje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në garat evropiane gjatë verës, ndërsa tashmë të dyja skuadrat do të kenë mundësinë të zhvillojnë ndeshjen e prapambetur.

Sponsor 3M Express

Gjilanasit hyjnë në këtë duel në një moment të mirë, pasi kanë regjistruar katër fitore radhazi në kampionat. Skuadra e Dritës synon ta vazhdojë serinë pozitive me një tjetër triumf, i cili do t’i mundësonte të barazohej me Prishtinën në pikë dhe t’i afrohej lideres Malisheva vetëm një pikë.

Në anën tjetër, kryeqytetasit kërkojnë rezultat pozitiv për të ruajtur pozitën e tyre dhe për të vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës.

Prishtina në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa në Gjilan synon të marrë pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari që po kalon formë të mirë.

Për të dyja skuadrat, kjo ndeshje paraqet një mundësi të rëndësishme për të përmirësuar pozitat në tabelë, ndaj pritet një përballje me rivalitet të madh.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Për të tetën ditë radhazi, protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Për të tetën ditë radhazi, protestohet në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Bllokuan rrugët gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 36 persona

Bllokuan rrugët gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 36 persona

Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

Tahiri i Aleancës: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet