Drita dhe Prishtina fitojnë në xhiron e dymbëdhjetë të Superligës

Drita dhe Prishtina fitojnë në xhiron e dymbëdhjetë të Superligës

Drita dhe Prishtina fitojnë në xhiron e dymbëdhjetë të Superligës

Drita e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.

Mike Arthur e ka kaluar Dritën në epërsi në minutën e nëntëmbëdhjetë, ndërsa Kemelho Nguena e ka dyfishuar rezultatin në minutën e tridhjetë e një.

Sponsor 3M Express

Vushtrria ka reaguar në minutën e dyzet e dy, kur Albion Shurdhiqi ka shënuar për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Megjithatë, Albert Dabiqaj e ka vulosur fitoren e Dritës në minutën e shtatëdhjetë e pestë, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 3-1.

Fitore si mysafire ka regjistruar edhe Prishtina, e cila e ka mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Leotrim Kryeziu, i cili e ka kaluar Prishtinën në epërsi që në minutën e katërt.

Pas këtyre rezultateve, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me njëzet e gjashtë pikë. Prishtina është ngjitur në vendin e dytë me pikë të barabarta me lideren, ndërsa Drita renditet e treta me njëzet e tri pikë.

Në anën tjetër, Llapi mbetet në vendin e parafundit me pesë pikë, kurse Vushtrria është e fundit me vetëm tri pikë.

Xhiroja vazhdon të dielën me dy ndeshjet e tjera. Malisheva pret Feronikelin nga ora 13:00, ndërsa Dukagjini përballet me Gjilanin në orën 17:00.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tiranë, tensione në protestën e studentëve, policia përdor ujë me presion

Tiranë, tensione në protestën e studentëve, policia përdor ujë me presion

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Drita dhe Prishtina fitojnë në xhiron e dymbëdhjetë të Superligës | Momenti