Drejtësia ‘kurrkah’ hiç, Gërvalla sheh diçka pozitive: Përparim nuk është shënuar, por as hapa mbrapa

Raporti i Progresit për vitin 2026 e rendit drejtësinë ndër fushat më të dobëta në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Në vlerësimin për funksionimin e gjyqësorit, Komisioni Evropian ka konstatuar se, në përgjithësi, nuk është shënuar përparim.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duket se nuk e sheh këtë vlerësim si shqetësues në tërësi, transmeton Klankosova.tv

Në Kuvend, ku po mbahet seanca për Raportin e Progresit, ajo tha se raporti ka evidentuar mungesën e përparimit, por jo edhe ndonjë regres në funksionimin e gjyqësorit.

“Për funksionimin e gjyqësorit në tërësi, në përgjithësi nuk ka shënuar përparim, mirëpo jo që ka bërë hapa mbrapa”, tha Gërvalla.

Ndërkaq, në raport theksohet se ndikimet e papërshtatshme nga interesat politike, ekonomike dhe faktorë të tjerë vazhdojnë të pengojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se paketa e ligjeve për reformimin e drejtësisë ende nuk është miratuar./Klankosova.tv

Lexo edhe

“A e din kush jemi na?” – Bashkëpunëtori i Zyrës së Avokaturës “Klinaku” Besar Krasniqi dyshohet se sulmoi me shuplakë avokatin Egzon Qovanaj në Prizren

“A e din kush jemi na?” – Bashkëpunëtori i Zyrës së Avokaturës “Klinaku” Besar Krasniqi dyshohet se sulmoi me shuplakë avokatin Egzon Qovanaj në Prizren

MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

MINTI shton kontrollet ndaj pikave të karburanteve, nafta bie në 1.79 euro për litër

Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës

Alarme të rreme për bomba në shkollat e Italisë, Britanisë dhe Irlandës