Reperi kanadez Drake ka publikuar projektin e ri muzikor “Ya Hit”, në bashkëpunim me Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy, por vëmendjen në videoklip e ka marrë një detaj i veçantë.

Përveç pamjeve eksplicite, ajo që bie në sy është zinxhiri i artë në qafën e Drake, i zbukuruar me diamante dhe me simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.
Nuk është hera e parë që reperi shfaq afërsinë e tij me simbolet shqiptare. Në paraqitjet e mëparshme, ai është parë duke veshur xhaketa dhe bluza me shqiponjën dykrenare.
Këtë herë, Drake duket se e ka çuar një hap më tej këtë interesim, duke e bartur simbolin shqiptar në një zinxhir luksoz me diamante. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi




