Reperi kanadez Drake ka rikthyer vëmendjen te simboli shqiptar, këtë herë përmes një aksesori të veçantë në videoklipin e këngës së tij “Ya Hit”.

Në pamjet e publikuara, artisti shfaqet me një zinxhir të artë, në të cilin spikat një varëse me shqiponjën dykrenare, e dekoruar me gurë të shndritshëm.
Kënga është realizuar në bashkëpunim me Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy, ndërsa detaji në veshjen e Drake ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
Kjo nuk është hera e parë që reperi përdor simbolin kuqezi në paraqitjet e tij publike. Në të kaluarën, ai është shfaqur edhe me bluza dhe xhaketa të zbukuruara me shqiponjën dykrenare, duke ngjallur interes dhe reagime të shumta nga ndjekësit shqiptarë.
Megjithatë, pavarësisht këtyre paraqitjeve të përsëritura, nuk dihet nëse simboli ka një domethënie të veçantë personale për artistin.
Burimi: Insajderi




