Këngëtari i njohur kanadez, Drake, ka befasuar sërish me një paraqitje ku vë në pah simbolin kombëtar shqiptar.

Në këngën e tij më të re, “Ya Hit”, në një bashkëpunim me reperët e njohur Future dhe Travis Scott, Drake është shfaqur me një qafore të artë me shqiponjën dykrenare.
Qaforja ishte mjaft e madhe dhe binte dukshëm në sy në videoklipin e publikuar së fundmi.
Kjo nuk është hera e parë që Drake shfaqet me simbolin shqiptar. Edhe në një projekt të mëparshëm, ai ishte paraqitur i veshur me një xhaketë të kuqe, në pjesën e pasme të së cilës ishte e vendosur shqiponja dykrenare.
Nuk dihet ende arsyeja pse këngëtari zgjedh të shfaqet me simbole shqiptare, megjithatë, paraqitjet e tij të tilla janë pritur me entuziazëm dhe janë vlerësuar nga fansat shqiptarë.
Drake është një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, me një karrierë të suksesshme dhe hite të shumta që prej vitesh dëgjohen në mbarë botën.




