Dosjet e policisë sekrete bëhen publike në Hungari, 47 vjet pas rënies së komunizmit

Dosjet e policisë sekrete bëhen publike në Hungari, 47 vjet pas rënies së komunizmit

Dosjet e policisë sekrete bëhen publike në Hungari, 47 vjet pas rënies së komunizmit

Hungaria ka hapur për publikun dosjet e policisë sekrete të epokës komuniste; një hap ky i diskutueshëm, për të cilin qeveria thotë se do ta ndihmojë shoqërinë hungareze të shërohet nga traumat e 45 viteve të sundimit komunist.

Sponsor 3M Express

Kritikët shprehen se kjo masë vjen tepër vonë, se dosjet janë të paplota dhe se ky veprim rrezikon të mbjellë përçarje e t’u shkaktojë vuajtje të panevojshme familjarëve.

Data e hapjes së tyre është simbolike: më 4 nëntor 1956, tanket sovjetike hynë në Budapest dhe në qytete të tjera për të shtypur revolucionin jetëshkurtër të Hungarisë, transmeton Klankosova.tv

“I kërkoj gjithsecilit që ta trajtojë këtë publikim dokumentesh – që është dashur të bëhej kohë më parë – me dinjitet dhe njerëzi”, u tha gazetarëve kryeministri Péter Magyar, në ambientet e arkivave shtetërore në Budapest.

“Shumë familje tani do të përballen me informacione të vështira, që shpesh lidhen me ndonjë të afërm të ndjerë”, shtoi ai.

Sipas BBC, Magyar e mbrojti këtë nismë – e cila ishte një premtim kryesor i fushatës së tij zgjedhore, përpara fitores dërrmuese në zgjedhjet e prillit – duke e cilësuar atë si përmbushje të një zotimi të bërë nga ata që rrëzuan Partinë Komuniste në Hungari, në vitin 1989.

Lexo edhe

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

​Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

​Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër

Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër