“Doja dashuri, ma dha veç dorën”, rrëfimi i prekës i Dianës për takimin me nënën biologjike (VIDEO)

“Doja dashuri, ma dha veç dorën”, rrëfimi i prekës i Dianës për takimin me nënën biologjike (VIDEO)

“Doja dashuri, ma dha veç dorën”, rrëfimi i prekës i Dianës për takimin me nënën biologjike (VIDEO)

Influencerja shqiptare nga Holanda, Diana Sopaj, ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme të fëmijërisë, braktisjes nga prindërit biologjikë dhe rritjes në një familje adoptuese në Holandë.

Sponsor 3M Express

Në një rrëfim emocional në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova, ajo ka treguar se kur ishte foshnjë, prindërit biologjikë e kishin lënë në spitalin e Prishtinës, prej nga më pas ishte marrë nga dy persona që e kishin rritur në Holandë.

“Kur kam qenë foshnjë, prindërit më kanë braktisur. Nuk e di pse, më kanë lënë në spitalin e Prishtinës dhe pastaj kanë ardhur dy njerëz që më kanë marrë nga Prishtina dhe më kanë rritur në Holandë”, ka treguar Sopaj, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka thënë se prindërit adoptues ishin shumë të mirë me të, por fëmijëria e saj u bë edhe më e vështirë kur, në moshën 10-vjeçare, humbi nënën adoptuese.

“Prindërit që më kanë rritur janë shumë të mirë, por kur i bëra 10 vjet më vdiq nëna adoptuese dhe ka qenë më e vështirë. Është një humbje shumë e madhe, ende nuk e pranoj. Përgjithmonë ajo do të mbetet nëna ime. Ajo më ka rritur”, është shprehur ajo.

Diana ka rrëfyer edhe periudhën pas vdekjes së nënës adoptuese, duke treguar se babai i saj më vonë u martua sërish dhe se ajo vetë kishte ndikuar në zgjedhjen e partneres së tij.

Megjithatë, dëshira për ta gjetur nënën biologjike nuk e kishte lënë asnjëherë. Pas katër deri në pesë vjet përpjekjesh, duke kërkuar përmes mjekëve, komunës dhe dokumenteve, ajo arriti ta gjente dhe ta takonte.

Takimi i parë, megjithatë, nuk kishte qenë ashtu siç e kishte imagjinuar.

“Doja me gjet nënën sepse më mungon dashuria e nënës, sepse shpirti ma kërkon. Ma ka dhënë veç dorën, unë e doja një përqafim. Doja dashuri. Ka qenë shokuese edhe për të”, ka rrëfyer Sopaj.

Ajo ka treguar se, pavarësisht vështirësive dhe emocioneve të takimit të parë, vazhdon të mundohet të krijojë një lidhje me nënën e saj biologjike.

Lexo edhe

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen