Dogana zbulon parregullsi në deklarimin e mallrave në Vërmicë

Dogana zbulon parregullsi në deklarimin e mallrave në Vërmicë

Dogana zbulon parregullsi në deklarimin e mallrave në Vërmicë

Sipas Doganës, gjatë kontrollit dokumentar të mallrave të deklaruara nga një operator ekonomik, zyrtarët doganorë kanë identifikuar dyshime për klasifikim të pasaktë tarifor.

Për shkak të dyshimeve të ngritura, mallrat janë ndaluar në terminalin doganor në Vërmicë për t’iu nënshtruar kontrollit fizik.

Sponsor 3M Express

“Pas përfundimit të kontrollit fizik, është konstatuar se mallrat kanë klasifikim tjetër, përkatësisht klasifikimin e saktë tarifor, i cili parasheh detyrimin për pajisje me licencë importi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Vlera e mallrave, pa përfshirë detyrimet e importit, është rreth 3,400 euro.

Dogana ka bërë të ditur se, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave, veprimi i operatorit ekonomik përbën kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallrave, për të cilën do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që, në rastet kur kanë paqartësi apo dyshime lidhur me klasifikimin e saktë tarifor të mallrave që planifikojnë të importojnë, t’i drejtohen paraprakisht Doganës së Kosovës për informata dhe sqarime përkatëse.

Sipas Doganës, ky veprim ndihmon në shmangien e parregullsive gjatë procedurave të importit dhe siguron zbatimin e drejtë të legjislacionit doganor. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vetëpunësimi, mundësi për iniciativa të reja dhe fuqizim ekonomik në Obiliq

Vetëpunësimi, mundësi për iniciativa të reja dhe fuqizim ekonomik në Obiliq

Ansamblet shqiptare bashkohen në Manastir për nder të Kongresit të Alfabetit

Ansamblet shqiptare bashkohen në Manastir për nder të Kongresit të Alfabetit

Wizz Air hap bazën në Prishtinë, synon të bëhet linja ajrore më e madhe në Kosovë

Wizz Air hap bazën në Prishtinë, synon të bëhet linja ajrore më e madhe në Kosovë