Banorët e Ulpianës kërkojnë anulimin e vendimit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, kërkojnë shqyrtimin e ligjshmërisë nga MAPL-ja

Banorët e Ulpianës kërkojnë anulimin e vendimit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, kërkojnë shqyrtimin e ligjshmërisë nga MAPL-ja

Banorët e Ulpianës kërkojnë anulimin e vendimit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, kërkojnë shqyrtimin e ligjshmërisë nga MAPL-ja

Banorët e lagjes Ulpiana në Prishtinë kanë kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, të datës 6 nëntor 2026, për caktimin e lokacionit të projektit “Ulpiana 2030 Legacy”.

Sponsor 3M Express

Kërkesa, e dorëzuar më 23 nëntor 2026, i është drejtuar MAPL-së, ndërsa për dijeni u është përcjellë edhe kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Përmes kësaj kërkese, Këshilli Iniciues i Banorëve të lagjes Ulpiana kërkon që vendimi i Kuvendit Komunal të shqyrtohet në tërësi dhe të ndërmerren masa për anulimin e tij, nëse konstatohet se është marrë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në arsyetimin e tyre, banorët pretendojnë se vendimi është marrë pa transparencën e nevojshme, pa përfshirjen e banorëve që preken drejtpërdrejt nga ndërhyrjet e planifikuara dhe pa u bërë publike dokumentacioni i nevojshëm që arsyeton përzgjedhjen e lokacionit.

Sipas kërkesës, projekti “Ulpiana 2030 Legacy” parasheh ndërhyrje ndërtimore në hapësirën pranë konvikteve të studentëve, si dhe ndërtimin e një parkingu publik nëntokësor në hapësirën e Fontanës së lagjes Ulpiana.

Banorët vlerësojnë se këto ndërhyrje mund të kenë pasoja të konsiderueshme në sigurinë e tyre, stabilitetin e ndërtesave ekzistuese, qarkullimin e automjeteve dhe cilësinë e mjedisit jetësor.

Ata shprehin shqetësimin edhe për ruajtjen e vlerave historike, arkitektonike dhe urbanistike të lagjes, duke kërkuar që këto çështje të merren parasysh para vazhdimit të projektit.

Në dokumentin e dorëzuar, Këshilli Iniciues i Banorëve i referohet edhe nenit 52 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton përgjegjësinë për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit, mjedisit jetësor dhe trashëgimisë kombëtare.

Për këtë arsye, banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të shqyrtojnë ligjshmërinë e vendimit dhe të ndërmarrin masat përkatëse brenda kompetencave të tyre ligjore.

Kërkesa është protokolluar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal më 23 nëntor, ndërsa në formularin e pranimit figuron se lënda është në proces. Si datë për afatin e zgjidhjes është shënuar 23 dhjetori 2026.

Banorët e Ulpianës, përmes kësaj iniciative, kundërshtojnë mënyrën e vendimmarrjes për projektin dhe kërkojnë që ndërhyrjet e planifikuara të mos vazhdojnë pa u shqyrtuar paraprakisht aspektet ligjore, mjedisore dhe urbanistike.

Lexo edhe

Vetëpunësimi, mundësi për iniciativa të reja dhe fuqizim ekonomik në Obiliq

Vetëpunësimi, mundësi për iniciativa të reja dhe fuqizim ekonomik në Obiliq

Ansamblet shqiptare bashkohen në Manastir për nder të Kongresit të Alfabetit

Ansamblet shqiptare bashkohen në Manastir për nder të Kongresit të Alfabetit

Wizz Air hap bazën në Prishtinë, synon të bëhet linja ajrore më e madhe në Kosovë

Wizz Air hap bazën në Prishtinë, synon të bëhet linja ajrore më e madhe në Kosovë

Banorët e Ulpianës kërkojnë anulimin e vendimit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, kërkojnë shqyrtimin e ligjshmërisë nga MAPL-ja | Momenti