Dogana zbulon 72 mijë e 600 euro mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 72 mijë e 600 euro mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 72 mijë e 600 euro mallra të padeklaruara në Vërmicë

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti është identifikuar gjatë procedurës së zhdoganimit, pasi zyrtari doganor ka dyshuar në saktësinë e të dhënave të paraqitura për peshën e ngarkesës.

“Gjatë verifikimit është konstatuar mospërputhje në peshën e kamionit, i cili rezultonte më i rëndë sesa ishte deklaruar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Sponsor 3M Express

Pas këtij konstatimi, zyrtarët doganorë kanë realizuar kontroll të detajuar të automjetit, ku kanë zbuluar gjithsej 1,036 palë këpucë dhe 2,980 copë veshmbathje, të cilat nuk ishin përfshirë në deklaratën doganore.

Vlera e përgjithshme e mallrave të zbuluara vlerësohet në rreth 72,600 euro, pa përfshirë detyrimet e importit.

Lidhur me rastin, Dogana ka bërë të ditur se janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe se procedura administrative është në vazhdim. Për trajtimin e mëtejmë të rastit janë njoftuar edhe organet kompetente.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, të gjitha mallrat që i nënshtrohen procedurave doganore duhet të deklarohen saktë dhe në përputhje me gjendjen faktike.

“Deklarimi i pasaktë ose mosdeklarimi i mallrave mund të përbëjë shkelje të legjislacionit doganor dhe të sjellë masa ligjore”, thuhet në njoftim.

Institucioni ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet për parandalimin e kontrabandës, shmangies së detyrimeve doganore dhe mbrojtjen e konkurrencës së drejtë në treg.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Musmurati: KfW-ja rikonfirmoi se Murati nuk po e nënshkruan kredinë 74 milionë euro për pastrimin e Prishtinës

Musmurati: KfW-ja rikonfirmoi se Murati nuk po e nënshkruan kredinë 74 milionë euro për pastrimin e Prishtinës

Hetohet një rast i vdekjes në Drenas

Hetohet një rast i vdekjes në Drenas