Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Katër raste të reja të dhunës në familje janë regjistruar në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të ri të Policisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Autoritetet njoftojnë se këto incidente kanë ndodhur në katër komuna të ndryshme: në Kamenicë, Klinë, Pejë si dhe në Vushtrri.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Kamenicë / 01.11.2026 – 19:00. Më 05.11.2026 Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë / 05.11.2026 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 05.11.2026 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri / 05.11.2026 – 21:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj

Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i parë i këtij lloji jashtë territorit të saj

“Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh

“Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh