Dogana në Merdare gjen mbi 8 kilogramë argjend të fshehur në një lavatriçe

Dogana në Merdare gjen mbi 8 kilogramë argjend të fshehur në një lavatriçe

Dogana në Merdare gjen mbi 8 kilogramë argjend të fshehur në një lavatriçe

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të metaleve të çmuara në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Merdare, ku gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar dhe sekuestruar përkohësisht rreth 8.274 kilogramë argjend i pastër investues, me pastërti 99.9%.

Sponsor 3M Express

Rasti është zbuluar të shtunën, pas dyshimeve të ngritura nga zyrtarët doganorë gjatë kontrollit fillestar të një furgoni me targa të huaja, i cili ishte në tranzit përmes territorit të Republikës së Kosovës, nga Belgjika drejt një vendi fqinj.

“Pas vlerësimit të dyshimeve fillestare, automjeti është përzgjedhur nga Njësia e Skanerëve për kontroll përmes pajisjeve të skanimit. Gjatë analizimit të imazheve të skanimit, zyrtarët doganorë kanë identifikuar parregullsi të mundshme në ngarkesën e automjetit, çka ka çuar në kontrollin e detajuar në vijën e dytë”.

“Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e konsiderueshme e argjendit të padeklaruar, e fshehur në pjesën e sipërme të një lavatriçeje të përdorur. Malli ishte kamufluar në atë mënyrë që mund të identifikohej vetëm pas çmontimit të pajisjes”, tha Dogana në njoftim.

Sasia e zbuluar përbëhej nga 6 monedha investuese argjendi, të prodhuara nga Australian Perth Mint (Kookaburra, Koala dhe Lunar Series), me peshë nga 1 kilogram secila, gjithsej 6 kilogramë; 1 lingotë argjendi, e markës Umicore, me peshë 1 kilogram (1,000 gramë); dhe 2 tuba plastikë, me nga 20 monedha argjendi secili, me peshë nga 1 ons (31.1 gramë) për monedhë.

“Pesha e përgjithshme e argjendit të zbuluar është rreth 8.274 kilogramë, ndërsa vlera e tij e përafërt në treg vlerësohet nga 8,000 deri në 10,000 euro”, theksoi Dogana.

Ky institucion shprehu mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve teknologjike dhe operative të institucionit.

“Në veçanti, pajisja me teknologji moderne të skanimit, e mundësuar përmes këtij bashkëpunimi, ka kontribuar drejtpërdrejt në identifikimin e këtij rasti, si dhe në zbulimin e rasteve të tjera të parregullsive dhe tentativave për kontrabandë”, u tha në njoftim.

Malli, sipas Doganës, është sekuestruar përkohësisht, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme dhe për zhvillimin e procedurave përkatëse kundërvajtëse doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Haziri: Republika e Kosovës e mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Haziri: Republika e Kosovës e mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Gabim njerëzor apo pajisje me defekt? SHBA-ja heton shkakun e paralizimit të trafikut ajror

Gabim njerëzor apo pajisje me defekt? SHBA-ja heton shkakun e paralizimit të trafikut ajror

Russell Brand përballet me hetime të reja, të paktën tetë gra e akuzojnë për abuzim seksual

Russell Brand përballet me hetime të reja, të paktën tetë gra e akuzojnë për abuzim seksual