​Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj

​Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj

​Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj

Dogana e Kosovës ka mbledhur 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar–tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Doganës, të hyrat për këtë periudhë arritën në 1,708,243,582.06 euro, ndërsa në dhjetë muajt e parë të vitit 2025 ishin 1,615,537,254.62 euro.

Rritje është regjistruar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave.

Taksa e Doganës ka shënuar rritje prej 6.6 për qind, akciza prej 1.8 për qind, ndërsa TVSH-ja prej 7.8 për qind.

Në njoftim thuhet se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Fadil Fazliu niset për në Hagë: Pres drejtësi dhe pafajësi për mua dhe gjithë çlirimtarët

Fadil Fazliu niset për në Hagë: Pres drejtësi dhe pafajësi për mua dhe gjithë çlirimtarët

Bajrami: Shtatë vjet kanë përfituar tregtarët e energjisë, tash po na shiten si patriotë

Bajrami: Shtatë vjet kanë përfituar tregtarët e energjisë, tash po na shiten si patriotë

Ramadani kërkon hetim për tregtinë e energjisë me Serbinë

Ramadani kërkon hetim për tregtinë e energjisë me Serbinë